Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, pritet të jetë kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lajmin për kandidimin e tij për deputet e ka bërë përfaqësuesi i LDK-së nga dega e parë në Prishtinë, Dasmor Durmishi.
“LDK Dega e Parë✌🏻 Me Dy kandidat për Deputet nga dega jonë Feim Salihu✌🏻 Adnan Merovci✌🏻”, ka shkruar Durmishi në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se pas lufte Merovci ka ushtruar funksione të larta publike në Kosovë, duke qenë kryetar i KQZ-së dhe Kryeshef i PTK-së. Ai po ashtu ka publikuar edhe një libër kushtuar kujtimeve të tij me Presidentin Rugova.