7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ish diplomati serb: Emërimi i ambasadorëve të rinj nga SHBA shtojnë presion ndaj Serbisë ta njoh Kosovën

Rekomandime

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq tha se ambasadorët e rinj amerikanë të emëruar në Ballkan do ta shtojnë presionin ndaj Serbisë për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Duke komentuar mbërritjen e ambasadorit të ri amerikan në Prishtinë, Milivojeviq tha se Jeff Hovenier është i pari nga “tre të mëdhenjtë” e ambasadorëve të rinj të SHBA-së që vijnë në rajon, veçanërisht në Prishtinë, Beograd e Sarajevë.

- Advertisement -

“Ata do të jenë përgjegjës për zgjidhjen e punëve të papërfunduara në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, më saktë do të insistojnë në centralizimin e Bosnjës dhe do të bëjnë presion ndaj Serbisë që ta njohë Kosovën”, tha Milivojeviq për Tanjug.

Sipas tij, kjo është strategjia e politikës së jashtme të administratës amerikane të Presidentit Joe Biden.

“Tashmë kemi dinamikë rreth Bosnjë-Hercegovinës dhe pres që këtë vit të kemi dinamikë rreth Kosovës, prandaj ardhja e ambasadorit të ri në Prishtinë është fillimi i realizimit të asaj strategjie të hartuar nga administrata e re dhe Departamenti i ri i Shtetit. Sigurisht që është një presion i ri ndaj Serbisë për ta zgjidhur këtë çështje dhe për ta zgjidhur atë në frymën e asaj që Presidenti Biden njoftoi pas marrjes së detyrës në mesazhet e tij uruese ku foli për njohjen reciproke”, tha Milivojeviq.

- Advertisement -

Kjo të cilën ai e quan bazë të strategjisë diplomatike amerikane në rajon, tha do të promovohet nga ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, si dhe nga ambasadori i ri në Beograd, Christopher Hill.

Diplomati i pensionuar serb thotë se gjëja vendimtare për Amerikën është që “të kompletohet shtetësia e Kosovës”. Tjetër gjë, thotë ai, është edhe parandalimi i ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan.

- Advertisement -

“Ambasadorët Howener dhe Hill do të kenë të njëjtën detyrë dhe unë mendoj se ata do të koordinohen me njëri-tjetrin dhe sigurisht do të koordinohen me Brukselin”, tha Milivojeviq.

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dje dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani, ndërsa filloi ditën e parë të punës së re duke bërë homazhe te shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në kryeqytet.

Ambasadorit Hovenier i uroi mirëseardhje në Prishtinë edhe kryeministri Albin Kurti, por edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Kjo e fundit shkroi në Twitter se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan.

“Mirë se erdhët në Prishtinë Ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – SHBA”, shkroi ajo.

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier tha dje se “është nder i jetës sime që të shërbej si ambasador i SHBA-së në Kosovë”, ndërsa theksoi se Kosova dhe njerëzit e saj janë në duar të sigurta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit