1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-doktori i UÇK-së nuk arrin që të bëhet deputet

Rekomandime

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fitim Selimi nuk ka arritur që të marr votat e nevojshme për t’u bërë deputet.

Selimi përmes një postimi ka bërë të ditur që nuk do jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Me Ju të nderuar, nëpërmjet kontakteve direkte dhe mënyrave të ndryshme të komunikimit, diskutuam arsyeshmërinë dhe nevojën e rimëkëmbjes politike dhe institucionale të vendit, që do ta ketë për qëllim ndertimin dhe forcimin e shtetit në të gjithë lëmenjtë.

Pavarësisht që përkrahja nuk ishte e nivelit numëror për të më renditur në listën e përbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndjej obligimin tim njerëzor, kombëtar e politik të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju përkrahësit e mi në këtë proces, në cilësinë e kandidatit të PDK- së!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Fitim Selimit:

- Advertisement -

Të nderuar miq!

Përkrahës dhe votues të dashur !Procesi zgjedhor që rezultoi nga një qeverisje e viteve të fundit e cila kulmoi me pakënaqësi qytetare të artikuluar nëpërmjet subjekteve politike që u bënë pjesë e këtij projekti, nxori dhe rezultatet e përafërta.

- Advertisement -

Me Ju të nderuar, nëpërmjet kontakteve direkte dhe mënyrave të ndryshme të komunikimit, diskutuam arsyeshmërinë dhe nevojën e rimëkëmbjes politike dhe institucionale të vendit, që do ta ketë për qëllim ndertimin dhe forcimin e shtetit në të gjithë lëmenjtë.

Pavarësisht që përkrahja nuk ishte e nivelit numëror për të më renditur në listën e përbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndjej obligimin tim njerëzor, kombëtar e politik të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju përkrahësit e mi në këtë proces, në cilësinë e kandidatit të PDK- së!

Besimi dhe përcaktimi Juaj për mua është në rend të parë përcaktim cilësor i filtruar e i liruar nga çdo lloj përbërje që dëmton idenë e njerëzve më të ndershëm të këtij vendi për ta bërë Kosovën të tillë çfarë e duam.

Për më tepër, ju përkrahës të mi, bëtë veprimet aktive për ta ruajtur përcaktimin edhe në terrenin praktik e tipik rrethanor konkurrues si dhe në ate të frymës së revoltës qytetare duke ruajtur suazën e mendimit e vlerësimit real.

Besimi dhe vota juaj më trimëron e motivon edhe më tutje të investoj vetën dhe të tëra mundësitë e mia, me sinqeritetin e qëndresën që ju përfaqësoni.

Jam i sigurtë që ju përbëni substancen themeltare të lirisë e ndërtimit të këtij vendi. Thellësisht dhe sinqerisht krenar dhe i njësuar me Ju!

Fitim Selimi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit