-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-gjenerali rus, që ishte munduar ta ndalte hyrjen e NATO-s në Kosovë, paralajmëron Putinin

Rekomandime

Gjenerali i pensinouar rus, Leonid Ivashov, përmes një letre të hapur i ka bërë thirrje Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të tërhiqet nga pushtimi i Ukrainës dhe e ka kundërshtuar pretendimin e tij se NATO-ja përbën kërcënim për interesat jetike të Rusisë.

- Advertisement -

Sipas letrës së publikuar në Asamblenë Gjithë-Ruse të Oficerëve, të cilin Ivashovi e udhëheq, ish-oficeri i lartë ushtarak paralajmëroi se pushtimi i Ukrainës “do t’i bëjë përgjithmonë rusët dhe ukrainasit armiq vdekjeprurës, shkruan “Slate”.

“Ne, oficerët e Rusisë, kërkojmë që presidenti i Federatës Ruse ta refuzojë politikën kriminale të nxitjes së luftës në të cilën Rusia do ta gjente veten të vetme kundër forcave të bashkuara të Perëndimit”, thuhet më tej në letër.

Ish-gjenerali Ivashov nuk është pacifist. Alexander Golts, reporter me përvojë të gjatë i gazetës ushtarake ruse, “Ylli i Kuq”, tani redaktor në “Daily Journal”, e përshkroi atë në një kolumne si “thellësisht të rrënjosur në establishmentin rus”. Si oficer në detyrë gjatë viteve të nëntëdhjeta, Ivashovi i kishte udhëhequr përpjekjet për ta bllokuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

- Advertisement -

Golts, i cili e njeh Ivashovin për 25 vjet, shkroi se, kur e lexoi fillimisht letrën e hapur, mendoi se ajo është diçka e rreme. Vetëm të martën e kaluar, kur Ivashovi u intervistua për 36 minuta nga “Jehona e Moskës”, radio-stacion i pavarur, ai e kuptoi se letra ishte e vërtetë.

Golts ishte gjithashtu i befasuar që, ndryshe nga shumica e kritikave për Putinin, edhe nga burimet më pak të respektuara, apeli i Ivashovit – i publikuar më 3 janar – nuk ishte fshirë. Madje, askush nuk ka lëshuar ndonjë përgënjeshtrim kundër tij. Askush nga organizata e Ivashovit nuk është distancuar nga kjo thirrje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit