1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-kandidati i pavarur për President: Ja koalicioni i LVV-së për formimin e Qeverisë – kjo parti është e gatshme për të gjitha llojet e koncesionit

Rekomandime

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, pritet të formohet Qeveria e re. Zgjedhjet e 14 shkurtit priten që Lëvizjen Vetëvendosje ta vendosin subjektin e parë në Kosovë.

Sondazhet e fundit tregojnë se Lëvizjes Vetëvendosje do t’i duhej të bëjë një koalicion me një parti tjetër për të formuar Qeverinë dhe pastaj të zgjedhin edhe Presidentin.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë çështje, ish kandidati i pavarur për President të Kosovës, Seremb Gjergji, thotë se, Presidenti duhet të përfaqësoj interesat e popullit dhe të zgjidhet nga populli.

Sipas tij, ky post nuk duhet të jetë lojë e kalkulimeve politike, ndoshta të digjen vërtetë edhe ata që e meritojnë këtë pozitë.

“LVV-ja do të bëjë dhe duhet të bëjë marrëveshje me partitë tjera, sepse pozita e Presidentit kërkon përkrahje dhe mbështëtje jo vetëm nga partitë e pozitës, që unë vlerësoj që së paku do të jenë dy, por edhe nga të gjitha grupët parlamentare – përfshirë edhe ato minoritare. Kjo bjen në një stad të ri – KONCESIONET që duhet të bëjë VV-ja! Andaj, zgjidhja e Presidentit prej Parlamentit të Kosovës sjellë vëtëm turbullira, ngërçe dhe inate ndërmjet individëve, deputetëve dhe mbi të gjitha partive politike. Nëse VV hyn në koalicion me cilëndo parti – obligohet që pjesë të koncesionit politik të pranoj edhe poziten e Presidentit”, thotë Gjergji për gazetën “Bota sot”.

- Advertisement -

Sipas tij, dihet që VV-ja është akorduar që Vjosa Osmani- Presidentja e tashmë në detyrë, të kandidohet për Presidente të vendit – që nënkupton nëshkrimet e 30 deputetëve.

“Por asnjë Qeveri nuk e rrezikon mandantin e saj për koncesionin e pozitës së Presidentit. Kryeministri/kryeministja e udhëheqë shtetin, jo Presidneti. Ky i fundit vetëm e përfaqëson”, thotë Gjergji.

- Advertisement -

Ai shton se, AKK dhe PDK i kanë prej kohe kandidatët e vetë.

“Madje AAK në këto zgjedhje garon për President, jo më për Parlamanet. Në këtë situatë i vetmi koalicion i mundshëm pa probleme të mëdha do të jetë sërish me LDK-në, nëse vihet në peshore edhe pozita e Presidentit. LDK është e gatshmë për të gjitha llojet e koncesionit. Nuk kanë asnjë vi të kuqe”, përfundon Seremb Gjergji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit