Ish këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali, në një postim në Facebook ka treguar se kur Isa Mustafa u tërhoq nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë.
Ai thotë se deri me 9 qershor 1990 merrte pjesë rregullisht në mbledhjet e Këshillit Ekzekutiv, teksa thotë se “ishte komunistë bile edhe i fortë”.
Tali thekson se LDK-ja u formua më 23 dhjetor 1989.
Postimi i tij:
Rugovistë, a din ndokush prej juve me na tregu se kur saktësisht Isa Mustafa u tërhoq nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë?
Dihet se deri me 9 qershor 1990 merrte pjesë rregullisht në mbledhjet e Këshillit Ekzekutiv. D.m.th., ishte komunist bile edhe i fortë.
PS: rugovistë nëse keni harru me 2 korrik 1990 (tri javë pas) e kemi Deklaratën Kushtetuese kurse me 17 korrik 1990 LKJ e Isa Mustafës shndërrohet në SPS. Ndërsa LDK-ja është formuar me 23 dhjetor 1989.
#Mirëmëngjezipatriota!