14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ish-këshilltari i Veselit: Kryeprokurori i Speciales pritet të japë dorëheqje

Rekomandime

Ish këshilltari i Kadri Veselit të PDK-së, Blerim Latifi, ka deklaruar se aktakuza nga Gjykata Speciale nuk pritet të ketë as këtë vit pasi që, sipas tij, kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, Jack Smith, pritet të dorëhiqet nga ky post.

- Advertisement -

Latifi po pretendon se nuk pritet të emërohet një kryeprokuror i ri deri pas përfundimit të zgjedhjeve në ShBA, e që si rrjedhojë thotë se, akuzat eventuale, në mungesë të kryeprokurorit, me gjasë do të shtyhen për në vitin tjetër.

“Para disa kohësh ishte paralajmëruar se akuzat e para nga Gjykata Speciale do të mund të shpalleshin gjatë kësaj vere! Gjërat, siç duket, kanë ndryshuar.Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara Jack Smith pritet të japë dorëheqje nga posti i tij, mbase për t’iu bashkuar fushatës elektorale të presidentit Trump.

Meqë zgjedhjet në SHBA po afrohen, nuk pritet të emërohet një kryeprokuror i ri deri pas përfundimit të tyre.

- Advertisement -

Rrjedhimisht akuzat eventuale, në mungesë të kryeprokurorit, me gjasë do të shtyhen për në vitin tjetër”, ka shkruar Latifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit