-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ish-kreu i Drejtësisë i Donald Trumpit erdhi për ta mbështetur Kadri Veselin

Rekomandime

Njëri ndër njerëzit e besueshëm të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Matthew Whitaker, i cili për 4 muaj kishte shërbyer si ministër i Drejtësisë në Administratën e Presidentit të SHBA-së, tashmë ka arritur në Kosovë.

Whitaker kishte zëvendësuar kryeprokurorin Jeff Sessions, ku me vite kishte punuar si shef i stafit të tij.

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar ardhjen e Whitakerit në Kosovë, i cili po e mbështet liderin e PDK-së, Kadri Veselin, në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e partneritetit me Amerikën.

Matthew Whitaker është i zëshëm në mbështetje të iniciativës së presidentit Donald Trump për luftën globale kundër korrupsionit. Edhe pas daljes nga Administrata Trump, Matthew Whitaker, pothuajse çdo ditë paraqitet nëpër mediat amerikane duke mbrojtur presidentin Trump.

- Advertisement -

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ditëve të kaluara në vazhdimësi ka thënë se lufta e tij kundër korrupsionit është në një vijë me luftën globale të presidentit Trump kundër korrupsionit.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit