16.3 C
Pristina
Saturday, June 10, 2023

Kryetari i AAK’së në Ferizaj, Xhavit Zariqi, luan ilegalisht bixhoz

- Advertisement -

Të rekomanduara

Kryetari i AAK’së në Ferizaj, Xhavit Zariqi, para disa kohësh është parë në një lokal të fshehtë në Ferizaj, duke luajtur ilegalisht bixhoz, shkruan Gazeta Metro.

Në këtë lokal dyshohet se po zhvillohen veprimtari ilegale të lojërave të fatit.

Në një fotografi të siguruar nga Gazeta Metro shihet Xhavit Zariqi i AAK-së bashkë me disa persona tjerë, duke ushtruar veprimtari ilegale të lojërave të fatit, të cilat në Kosovë tashmë sanksionohen me ligj.

- Advertisement -

Të gjitha lokalet ku luhen lojërat e fatit tashmë konsiderohen të mbyllura, por veçanërisht në Ferizaj dyshohet se kjo veprimtari po vazhdon të zhvillohet ilegalisht.

Pas mbylljes së lojërave të fatit, më së shumti të arrestuar ka nga Komuna e Ferizajt për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Nuk dihet nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim AAK-ja ndaj Zariqit apo se cili është qëndrimi i Haradinajt, kur njëri prej bashkëpunëtorëve të tij kryesorë shihet duke luajtur bixhoz në një ambient me fotografi bixhozi në mur.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -