1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ish-kryeministri i Bosnjës thotë se Serbia synon “Republika Srpskan” si kompensim për Kosovën

Rekomandime

Ish-kryeministri i Bosnje e Hercegovinës, Haris Silajdzhiq në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Anadolu Agency”, ka folur për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet për shkëputjen e “Republika Srpskas” nga territori i Bosnje e Hercegovinës.

Silajdzhiq thotë se ekziston një synim i Serbisë që ta marrë “Republika Srpspkan” si kompensim për atë që serbët e quajnë “humbje të Kosovës”.

- Advertisement -

“Ekziston një përllogaritje që të merret ajo që është mjaftueshëm e rëndësishme për Bosnjën, hidrocentralet, toka bujqësore, pyjet, dhe të thuhet që kam pasur tokë serbe këtu, dhe kështu të justifikojnë atë që e quajnë humbje të Kosovës”, ka thënë ai.

Silajdzhiq thotë se e sheh si mundësi të hapur që të ketë një përllogaritje të tillë ku mendohet një kompensim “Republika Srpska për Kosovën”.

Muajve të fundit ka pasur përpjekje të shumta nga kreu i “Republika Srpskas”, Millorad Dodik”, për t’u shkëputur nga Bosnja e Hercegovina. Kjo ka nxitur reagime të faktorit ndërkombëtar që edhe i kanë vendosur sanksione Dodikut. Derisa Vuçiq vetëm në mënyrë deklarative ka thënë se është për respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit