5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ish kryeministri suedez: Plani i Trumpit është që Serbia të kthehet në Kosovë

Rekomandime

Ish- kryeministri i Suedisë Carl Bildt ka befasuar me një postim në twitter lidhur me përfshirjen e ShBA-së në marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se dikur Slobodan Millosheviq, do të ta kishte dëshiruar planin e presidentit Donald Trump që ka për Kosovën dhe Serbinë. Sipas tij, marrëveshjet e mbështetura nga Trumpi, i mundësojnë Serbisë që të ketë kontroll të plotë më Kosovë, përcjell Periskopi.

“ Jam krejt i sigurt se Millosheviqi njëherë e një kohë do ta kishte pëlqyer shumë zgjidhjen e Trumpit për Kosovën. Forcat e sigurisë së Serbisë janë në kontroll të plotë të kufijve, hapësirës ajrore , hapësirës digjitale e tregtisë. Nuk u lejohet asnjë armë e rëndë. Dhe – natyrisht – disa të drejta të kufizuara për kosovarët”, ka shkruar në twitter Bildt, i cili njëherësh është edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavinë.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur së fundmi dy marrëveshje, atë të linjes ajrore Prishtinë-Beograd dhe të hekurudhave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit