1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Lojërat e rrezikshme të Presidentit

Rekomandime

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe profesoresha universitare, Gjylieta Mushkolaj, përmes një shkrimi në profilin e saj në ‘facebook’, ka komentuar kërkesën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Mushkolaj ka thënë se Hashim Thaçi në arsyetimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ka harruar pjesën më të rëndësishme.

- Advertisement -

Siç shkruan ish-kryetarja e kushtetueses, Thaçi nuk ka treguar se çfarë do të përmirësohej në rast se do të vendosej masa e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.

Tutje ajo e ka cilësuar si një lojë të rrezikshme të Thaçit, duke përmendur edhe faktin se në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Ushtria do të merrte rolin kyç. Siç potencon Mushkolaj, duke rikujtuar letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen, atëherë ushtria e Kosovës nuk do të mund të shkonte në veri dhe t’i ndihmonte qytetarët atje. Mushkolaj thotë se në një situatë të tillë Kosova ‘de facto’ do të ndahej.

Megjithatë ajo thotë se është mirë që në demokraci, vendimet nuk mund t’i merr një person i vetëm:

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Loja (e rrezikshme) e përpjekjeve të Presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

- Advertisement -

Në këtë kohë të shqetësimeve të mëdha, përballjes së njerëzimit me rrezikun dhe të panjohurat e pandemisë Covid-19, në kohën e mobilizimit shembullor të qytetarëve të Kosovës me këtë virus, e punës së mahitëshme të mjekëve dhe personelit shëndetësor, punës së koordinuar (së paku në dukje) shkëlqyeshëm të të gjithë resorëve të qeverisë dhe të gjitha institucioneve të tjera të nivelit qendror e komunal, na u shfaq Presidenti i Kosovës në një pamje tragjiko – komike për të “kërkuar” nga Kuvendi GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME!

Arësyetimi i vetëm për këtë “kërkesë” ishte gjendja e rrezikshme nga virusi (që vërtetë është tmerrësisht i rrezikshëm dhe jeta e të gjithë neve që jemi në Kosovë, sikundër edhe e gjithë njerëzimit). Megjithatë, është tejet shqetësuese që arësyetimit të Presidentit i mungonte pjesa më e rëndësishme, shpjegimi i qartë se çfarë do të bëhej më mirë dhe si do të shpëtonte Kosova nga kjo pandemi, nëse do të shpallej Gjendja e jashtëzakonshme!

Më tutje, “Kërkesa” për miratim të Dekretit, nuk qartësonte se pse qeveria dhe institucionet e tjera kompetente sipas legjislacionit në fuqi, që e rregullon edhe luftimin e pandemive, luftimin dhe parandalimin e fatkeqësive natyrore, si dhe Strategjia dhe plani i veprimit (2016-2020) për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, nuk janë të mjaftueshme?!

Legjislacioni ynë për situata të këtilla të përballjes me pandemi i jep mandat qeverisë që t’i shfrytëzojë dhe ti mobilizojë sipas nevojës të gjitha resurset e shtetit, përfshirë edhe ushtrinë.

“Kërkesa” për miratim të Dekretit, do të duhej të tregojë se cfarë duhet bërë më shumë dhe ku qëndrojnë mangësitë e legjislacionit tonë, për të arësyetuar nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Një “kërkesë” e tillë e pa arësyetuar, që na e komunikoi Presidenti drejtëpërdrejtë në TV, është jo vetëm e padenjë që ti dërgohet Kuvendit të Kosovës, institucionit të vetëm qendror që ne qytetarët e Kosovës drejtëpërdrejtë e votojmë, por është edhe në kundërshtim me konceptin e sundimit të ligjit dhe të drejtës tonë si qytetarëve të kosovës, për “të ditur”se çfarë bën Presidenti, e çfarë e nxitë Presidentin për një “kërkesë” të tillë, apo më mirë thënë, për një sjellje të tillë.

Deri këtu, “nuk është asgjë e re,” ende jemi duke e “mësuar” demokracinë dhe të drejtat tona individuale. Jemi ende demokraci kushtetuese e re dhe ne si qytetarë duhet më shpejt ti mësojmë mekanizmat e trysnisë kushtetuese dhe ligjore për të ndikuar që institucionet e shtetit të sillen në mënyrë të përgjegjëshme.

Është e sigurtë se “Këkresa” e Presidentit që Kuvendi ta miratojë Dekretin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme i ka lënë (si zakonisht) gojëhapur shtetet mike, me përkrahjen e koordinuar të të cilave e kemi shpallur pavarësinë dhe të cilat na kanë ndihmuar që të ndërtojmë legjislacionin në bazë të së cilit sot qeveria po përballet me rrezikun e COVID-19.

Mund ta marrim me mend se si kanë mbetur të shtangur të gjithë me këtë përpjekje të rrezikshme të Presidentit, që do të nënkuptonte rolin kyç të Ushtrisë, institucion ky që bazuar në “letër-këmbimin” e Thacit me Sekretarin e përgjithëshëm të NATOs, nuk do të mund të shtrinte aktivitetin e vet në veri të vendit tonë dhe rrjedhimisht, nuk do të mund ti ndihmonte qytetarët e Kosovës që jetojnë në atë pjeë të Kosovës.

Thënë më qartë, nëse do të shpallej gjendja e jashtëzakonshme dhe ushtria të vëhej në ballë të betejës për përballje me virusin COVID-19, integriteti territorial i Kosovës do të cënohej rëndë dhe institucionet e shtetit të Kosovës do të mund të vepronin në mënyrë uniforme vetëm deri te ura e Ibrit. De facto, Kosova do të coptohej!

Jemi me fat që me gjithë problemet e shumta që i ka, Kushtetuta e Kosovës është Kushtetutë demokratike, e vendimet e mëdha, megjithatë nuk mund ti merr vet Presidenti.

Fillimisht, PA KRYEMINISTRIN, PRESIDENTI NUK MUND TA SHPALLË FARE GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME. Madje, edhe nëse me ndonjë akrobacion e bën ndonjë manovrim drejt realizimit të qëllimit për gjendje të jashtëzakonshme, Kuvendi (brenda afatit prej 48 orësh) me dy të tretat e votave të deputetëve të pranishëm, e që votojnë mund ta japin pëlqimin për të (për DEKRET, e jo për kërkesë).

Përkundër aventurave të kohëpaskohëshme të Presidentit, Kuvendi megjithë përplasjet normale politike e partiake, është megjithatë i përgjegjëshëm dhe në këtë kohë të dhimbjes e frikës për jetën e qytetarëve nuk do të lejojë që Kosova të trazohet edhe me marrëzi të këtilla të rrezikshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit