Ish-shefi i CIA-s, Leon Panetta, tha në një intervistë për Der Spiegel se konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzohet.
“Ky është një moment i rrezikshëm për botën”, tha ai. “Një raketë e drejtuar gabimisht është e mjaftueshme për ta përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë”.
Para disa ditësh, ai i tha CNN se duhet unitet dhe shumë qëndrueshmëri për ta ndalur presidentin rus Vladimir Putin.
“Putini është agjent i KGB-së dhe ka vepruar gjithmonë përmes pushtetit. Dhe ajo që ai kupton qartë është pushteti. Dhe Perëndimi, nëpërmjet sanksioneve dhe armëve të dërguara në Ukrainë, duhet ta tregojë fuqinë e tij. Ne duhet të tregojmë unitet”, tha Panetta.
“One thing Putin understands is force, is power.”
Ex-CIA director Leon Panetta discusses the US response to Russia’s invasion into Ukraine. pic.twitter.com/yW40uB9jDO
— CNN (@CNN) March 10, 2022