22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ish-shefi i kabinetit të Trump: Po humbi tani me Biden, do kandidojë sërish në 2024

Rekomandime

I dërguari special i presidentit amerikan për Irlandën e Veriut, Mick Mulvaney u shpreh se Donald Trump absolutisht do të kandidojë përsëri për presidencën e SHBA nëse ai humbet në këto zgjedhje ndaj Joe Biden.

- Advertisement -

Ish-kongresmeni republikan e përshkroi Trump si një 74-vjeçar me shumë energji të cilin ai pret që të angazhohet më tej në 2024 ose 2028 nëse do të humbte.

“Unë absolutisht do të prisja që presidenti të qëndronte i përfshirë në politikë dhe absolutisht do ta vendosja atë në listën e ngushtë të njerëzve që ka të ngjarë të kandidojnë në 2024“, tha Mulvaney që ka qenë shef i kabinetit të Trump përpara se të merrte detyrën e re.

Mulvaney hodhi poshtë deklaratat se vendimi i Trump për të ndërmarrë veprime ligjore mbi votimin në zgjedhje ishin një kërcënim për procesin demokratik. Ai tha se proceset gjyqësore ishin pjesë e zgjedhjeve. “Nuk duhet të habisë askënd që ka avokatë dhe se ka procese gjyqësore” tha ai./ db

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit