-1.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ish ushtari i UÇK-së sot i pastrehë, ka nevojë për ndihmën tuaj ta fus kokën nën kulm

Rekomandime

Batalioni i parë, Brigada 114 “Fehmi Lladrovci” ka marrë një iniciativë ta bëjë me iulm mbi kokë ish ushtarin e UÇK’së Basri Sulemjanin.

- Advertisement -

“I ftojmë të gjithë njerëzit vullnetmirë të marrin pjesë në iniciativën tonë për ndihmë të një veterani të UÇK-së i cili në mënyrë vullnetare iu bashkangjit Ushtrisë çlirimtare të Kosovës atëherë kur kishim më së shumti nevojë, dhe i cili sot ka nevojë për ndihmën tonë. Bëhet fjalë për veteranin BASRI SYLEJMANI nga Bujanovci që me vullnetin më të madh iu bashkangjit UÇK-së dhe jepi kontribut të jashtëzakonshëm deri në çlirimin e Kosovës”, thuhet në ftesën e këtij ish Batalioni.

Basri Sylejmani, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, përveq problemeve tjera që sjell kjo gjendje, ende nuk ka mundur të zgjidhë problemin e banimit për vete dhe familjen e tij.

Në pamundësi që të kthehet në vendin e tij dhe në pamundësi që të zgjidhë problemin e banimit, Basriu sot kërkon ndihmën e të gjithë njerëzve vullnetmirë për të siguruar një kulm mbi kokë.
Iniciativa jonë përfshinë grumbullimin e parave për ti siguruar blerjen e një banese, ku ai më në fund pas 22 viteve pas çlirimit të vendit, të fle i qetë me familjen e tij dhe të mos mendoj për këtë problem.

- Advertisement -

UÇK-ja është Vlerë, Basri Sylejmani ishte pjesë e asaj vlere. Prandaj mos hezito por kontribo.
Xhirollogaria ku deponohen paratë:
NLB Banka: Sabit Lladrovci XK051701003013926984
Numri kontaktues: +38344145424

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit