1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ish-ushtari i UÇK’së e di vendndodhjen e armës së Adem Jasharit, thotë se ajo do t’i kthehet famiIjes

Rekomandime

Ish-komandanti i UÇK-së, Gani Imeri në pjesën e parë të rrëfimeve të dhëna ka shpjeguar edhe lidhjet që kishte me familjen e kryekomandantit Adem Jasharit.

- Advertisement -

Ishte pikërisht nipi i tij, Bashkimi, me të cilin u bën shokë pas daljes së tij nga rrethimi në ditët kritike të marsit të ’98, ato ditë kur edhe ndodhi masakra në familjen Jashari. 

“Në pikën e Prellovcit, u takonim me Bashkim Jasharin, Rrahman Ramën, vullnetarët prej Vushtrisë e Mitrovicës vinin që të antarësoheshin në atë pikë, në koordinim me Jakup Nurën e Rrahman Ramën kemi vendosur që të ndahemi nga ajo pikë, e që të themelojmë UÇK-në në Shalë të Bajgorës. Kemi qëndruar në fshatrat e Ortokollit dy netë, ushtria serbe e kishte zënë një pozitë të rëndësishme, kishte ankth popullata që të na bashkangjiteshin, më pas u detyruam që të largohemi nga aty, e që të shkojm në Shalë të Bajgorës”, ka rrëfyer ai.

Ish-eprori i UÇK-së në rajonin e Vushtrrisë ka treguar ekskluzivisht se e di vendndodhjen e armës legjendare të Adem Jasharit dhe se ajo do t’i kthehet një ditë familjes.

- Advertisement -

“Pushka-mitrolozi M53, ka qenë e Adem Jasharit, e që nipi i tij Bashkimi ka arritur që ta nxjerr nga shtëpia kur kishte dalur nga rrethimi, e kemi mbajtur me shumë krenari e përgjegjësi, me këtë armë ka Iuftuar edhe Bashkimi, tani komandant i FSK-së, Bashkimi bashkë me Ragipin kanë qëndru në rekën që sot është me gur, kanë qëndru aty deri sa janë ngrirë e ju ka shku tenka afër, ka bërë rrëfime shumë të dhimbshme, shumë herë ka folur edhe për familjen, kjo armë e komandantit ka arrit me bë një ndikim shumë të madh në Shalën e Bajgorës, se kur popullata e kanë ditur që është arma e Adem Jasharit, ngritej morali i tyre, ka qenë shumë armë praktike, e cila ishte përdorur shumë edhe gjatë luftës së dytë botërore, është armë efikase, arma ekziston, edhe një ditë do t’i kthehet familjes”, ka thënë Gani Imeri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit