5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ish-ushtarja e UÇK-së e quan Besnik Bislimin “komandant arkiva”

Rekomandime

Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Aida Dërguti e ka quajtur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, “komandant arkiva”

Kjo pas takimit që Bislimi zhvilloi në Bruksel me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe me zëvendës ndihmësin sekretarin e shtetit amerikan, Gabriel Escobar.

- Advertisement -

“Komandant Arkiva prap ne Bruksel #poshtëkarakatundi”, ka shkruar Dërguti në një postim në “Facebook”.

I dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

“Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta tash dhe duhet të ulen menjëherë”, tha Escobar.

- Advertisement -

Zyrtari amerikan tha se duhet që urgjentisht të gjendet zgjidhje për çështjen e targave të automjeteve dhe që palët t’i kthehen dialogut, përmes të cilit do të zgjidhen çështjet e hapura.

Ndërsa, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,Miroslav Lajçak përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se me kryenegociatorët ka diskutuar ndaras për të mënyra se si të zgjidhet kriza e tanishme, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Këtë mëngjes, pata dy takime të ndara me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar mënyrat për të zgjidhur krizën aktuale. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Lajçak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit