5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“As Vuçiqit s’i ka shkuar në mendje kjo që po thua ti”, debati në mes të Blerim Latifit e Valon Sylës

Rekomandime

Profesori universitar Blerim Latifi dhe gazetari Valon Syla kanë debatuar në emisionin Pressing në T7 rreth marrëveshjes për targat që u arrit sot në Bruksel.

Syla thotë se qeveria e Albin Kurtit nuk u konsultua me SHBA’në për ndërhyrjen në veri. Sipas tij, Kurti i ka dhënë mandat UNMIK’ut pas 21 vjetëve.

- Advertisement -

“Çka ka bo me këtë marrëveshje? Po tregon se UNMIK’u është i rëndësishëm në veri të funksionojë sepse KFOR’i funksionon brenda rezolutës 12/44”, tha Syla në Pressing.

Me një gjë të tillë nuk është pajtuar Latifi dhe ka reaguar.

“UNMIK’u është krejtësisht jofunksional”, thotë Latifi.

- Advertisement -

“Kjo që ti po e përmend për UNMIK’un nuk besoi as Vuçiqit që i ka shku në mend”, theksoi ai.

“S’është UNMIK’u askund këtu, mos shpik sene që s’ekzistojnë”, vazhdoi Latifi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit