0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ishte me COVID-19, burri maskohet si bashkëshortja për të hipur në avion

Rekomandime

Një burrë nga Indonezia, i infektuar me koronavirus, u maskua si bashkëshortja e tij për të pasur mundësi që të kryente një udhëtim me avion, por u kam në mes të udhëtimit.

- Advertisement -

Burri në fjalë, i cili është identifikuar vetëm me inicialet D.W., kishte vendosur nikab, mbulesën e plotë të fytyrës që lejon vetëm dukjen e syve. Ai mbante gjithashtu me vete pasaportën e bashkëshortes dhe testin e saj ku kishte rezultuar jo e infektuar me Covid-19.

Por në mes të fluturimit ai bëri gabimin që nuk duhet të bënte: ndryshoi veshjen dhe u shfaq si burrë. Stjuardesat u alarmuan dhe njoftuan autoritetet. Pasi avioni mbërriti në destinacion, ai u arrestua dhe pasi iu bë testi, u dërgua të karantinohej në shtëpi. Por procedimi penal do të vijojë sapo të mbarojë karantina.

Indonezia ka vendosur rregulla shumë strikte për udhëtimet, për shkak se po bëhet epiqendra aziatike e përhapjes së koronavirusit, me rreth 50 mijë raste të reja të konfirmuara çdo ditë. Kjo ka ngarkuar edhe punën në spitale. Deri tani, 72 mijë persona kanë humbur jetën në Indonezi, ndërsa numri total i rasteve është gati 3 milionë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit