Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 25085, që do të thotë janë 437 viktima në 24 orët e fundit.
Sa u përket të shëruarve është një rekord i ri me 2943 persona.
Rastet të reja janë 3370 duke e çuar në 187327 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 54543, 2384 janë në gjendje.
Numri i rasteve aktive është 107699 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 181052.
Në krahasim me ditën e djeshme ka pasur një rritje të numrit të rasteve, por rënie të viktimave. Vdekjet ishin 534 dhe ranë në 437 rastet e reja ishin 2729 dhe shkuan në 3370.