9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

I’u hy frika deri në palcë analistëve serbë thonë se Hill do t’i vë pikë pavarësisë së Kosovës

Rekomandime

Nuk ka dyshim se valixhja diplomatike me të cilën mbërriti në Beograd ambasadori i ri amerikan Christopher Hill përmban një plan për t’i vënë pikë pavarësisë së Kosovës, për të disiplinuar Republikën Serbe dhe për të zvogëluar ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, shkruan gazeta serbe Novosti.

Megjithatë, ky “skifterë” i njohur i politikës së Uashingtonit po kthehet në rajon në një atmosferë krejtësisht tjetër dhe në rrethana të ndryshme, ai ka ardhur me synim, siç ka dëshmuar tre muaj më parë në Senat, që t’i bëjë qartë Beogradit se niveli i përpjekjeve të SHBA në Ballkanin Perëndimor do të jetë shumë serioz, transmeton Paparaci.Për të gjitha këto është i vetëdijshëm edhe Hill, sipas bashkëbiseduesve të “Novosti-t”, të cilët presin që ai të qëndrojë konsistent me stilin “buldozer” të diplomacisë, por se do të ketë një qasje më pragmatike.

- Advertisement -

Komentatori i politikës së jashtme Boshko Jakshiq paralajmëron për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Ajo çfarë po ndodh në Bosnje, veçanërisht në Republikën Serbe, e cila është absolutisht një nga bastionet e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, mund të ketë pasoja shumë të rënda për Beogradin, nëse ai vazhdon të mbajë atë pozicion si më parë”, ka thënë Jakshiq.

Hill më herët ka vlerësuar se ka mungesë zhgënjyese të progresit në negociatat për zgjidhjen e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Serbia, nëse dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

- Advertisement -

Hill më herët ka vlerësuar se ka mungesë zhgënjyese të progresit në negociatat për zgjidhjen e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Serbia, nëse dëshiron të bëhet anëtare e BE-së, duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Ndryshe nga Trump, administrata e Biden-it po vepron në koordinim me BE-në në këtë normalizim, thekson drejtori i programit të organizatës “Rruga e Tretë e Re”, Dimitrije Milliq.“Pra, Hill duhet të jetë, nga njëra anë, fytyra e re e kësaj qasjeje, dhe nga ana tjetër, dikush që mund të ketë më shumë efekte operacionale për të arritur rezultate të caktuara nga pikëpamja amerikane, sepse ai është dikush që di në detaje çfarë ka ndodhur në rajon dhe është vështirë që atij të “shitet mjegull”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Hill i dorëzoi dje letrat kredenciale presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të çka zyrtarisht filloi mandati i diplomatit amerikan në Beograd. Në biografinë e tij të pasur, ai, ndër të tjera, ishte i dërguari special i SHBA për Kosovën dhe luajti një rol kyç në negociatat që çuan në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999. Ai shërbeu si ambasador në Shkup dhe Tiranë, si dhe në Korenë e Jugut, Irak dhe Poloni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit