0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Iu tha mos flisni shqip në lokalin tim, shqipet e bëjnë për spital pronarin

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi.

Një grup shqiptarësh janë përleshur fizikisht me disa shtetas grekë, pronari i një lokali dhe djali i tij.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal në Pyrgos pasi djali i pronarit të lokalit nuk i ka duruar dot shqiptarët të cilët po flisnin mes tyre gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Fillimisht ai i kërkoi shqiptarëve të mos flisnin shqip dhe më pas i kërkoi që të largoheshin.

Vetëm kaq u desh që mes të rinjve të niste një konfrontim fizik ku gjërat u përkeqësuan në një luftë fizike mes katër personash, ku vetëmpronari grek ka përfunduar në spital.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit