11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Izetbegoviq: Lidhja mes Bosnjës dhe Kosovës janë krimet dhe gjenocidi i regjimit të Milosheviqit

Rekomandime

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, ka folur për aktualitetin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon, por edhe krimet dhe gjenocidin e kryer nga regjimi i Miulosheviqit në Bosnjë dhe Kosovë.

Duke reaguar ndaj paraleleve që tërhiqen ndërmjet Kosovës dhe entitetit të serb të Bosnjës, Republikës Serbe, Izetbegoviq shpjegoi se e vetmja lidhje ishte dhuna e kryer nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviqit si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnje, raporton klix.ba.

- Advertisement -

“Ajo që iu bë shqiptarëve në Kosovë, nuk iu bë serbëve në Bosnje. Këtu kulmoi me gjenocidin në Srebrenicë. Para kësaj, ata pastruan gjysmën e territorit. Jo vetëm që shkatërruan xhamitë dhe kishat katolike, ata lëruan edhe varrezat”, tha Izetbegoviq.

Ai ka folur për vizitën e fundit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se me anëtarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, është mbajtur një takim i veçantë, sepse siç tha ai, është një problem real.

Theksojmë se Republika Serbe ka refuzuar ta ndalojë me ligj mohimin e gjenocidit. Dodik është duke kërcënuar edhe me ndarjen e këtij entiteti nga pjesa tjetër e Bosnjës.

- Advertisement -

Republika Serbe së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Përfaqësuesi i tanishëm i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ka paralajmëruar se ky vend mund të rrëshqasë drejt një konflikti të ri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit