7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Izraeli ia shet për 520 milionë dollarë sistemin e mbrojtjes ajrore “Spyder” shtetit evropian

Rekomandime

Izraeli është pajtuar që t’i shesë Republikës Çeke sisteme për mbrojtje ajrore “Spyder” përmes një marrëveshjeje me vlerë 520 milionë dollarë, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Marrëveshja është nënshkruar për katër bateri të sistemit “Spyder”, i cili mbështetet në raketa ajër-ajër dhe është i zhvilluar për t’i penguar kërcënimet nga ajri, përfshirë aeroplanët, helikopterët dhe dronët. Këto sisteme do të prodhohen nga kompania izraelite, “Rafael”.

- Advertisement -

“Kjo është hera e parë që Izraeli do t’i ofrojë një shteti të NATO-s një sistem të plotë të mbrojtjes ajrore”, tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes në Izrael, Amir Eshel.

Lubomir Metnar, ministër i Mbrojtjes në Çeki, tha se marrëveshja do t’i fusë forcat e armatosura të vendit të tij në shekullin XXI në fushën e mbrojtjes ajrore.

Ministria tha se në zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve do të përfshihet edhe industria e mbrojtjes në Çeki.

- Advertisement -

Ndryshe, javën e kaluar u njoftua se Franca pritet që t’ia shesë 52 topa të tipit “Caesar” Republikës Çeke në marrëveshjen që e kap vlerën e 257 milionë eurove, në kohën kur Parisi po bën përpjekje për autonomi më të madhe të Evropës në fushën e mbrojtjes, tha javën e kaluar një zyrtar i Ministrisë së Forcave të Armatosura.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit