10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Izraeli suImohet nga të gjitha anët, këtë herë bombardon Sirinë

Rekomandime

Vijon të jetë e tensionuar situata në Lindjen e Mesme, me Izraelin që po përballet me sulme me raketa prej militantëve nga të gjitha anët e kufirit.

Avionët izraelitë u ngritën sërish në qiell mbrëmjen e së shtunës për të bombarduar disa baza në Siri dhe Lartësitë Golan, prej ku u lëshuan dhjetëra raketa në drejtim të qyteteve izraelite.

- Advertisement -

Sipas zëdhënësit të ushtrisë, më shumë se 6 raketa arritën të çajnë mbrojtjen ajrore duke shpërthyer pranë zonave me civilë, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Në ditët që lamë pas ushtria izraelite bombardoi disa vendstrehime të tjera të Hamasit në Gaza dhe Liban, në një përshkallëzim të dhunës pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite në xhaminë e shenjtë të Al Aksa.

Për dy ditë me radhë, trupat e Izraelit hynë brenda vendit të tretë më të shenjtë në islam për t’u përleshur me besimtarët, ku arrestuan dhe më shumë se 350 prej tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit