1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja çfarë tha djali i 74 vjeçares që mbeti në Klinikën e Pulmologjisë edhe 5 orë pas vdekjes

Rekomandime

Në një nga dhomat në Klinikën e Pulmologjisë qëndroi deri të shtunën një 74 vjeçare e prekur me Covid-19.

- Advertisement -

E kur ajo ndërroi jetë, trupi i saj qëndroi për 5 orë në të njëjtën dhomë me pacientët e tjerë.

Ndonëse këta të fundit nuk deshën të flasin para kamerave për këtë rast, djali i të ndjerës ka kritika të mëdha për mënyrën se si ajo u trajtua në QKUK.

Përparim Avdyli tregon edhe se si nuk e lejuan që ta zbrisnin shkallëve kufomën e nënës së tij.

- Advertisement -

“Te spitali i mushknive aty ish krim, ishalla zoti se con aty kërkan, që don me cu njerin me mytë, co atje, a po din, pakujdesi e mjekëve ndaj pacientëve”, ka thënë ai për T7.

“Taman ai djalë ka ardhë lifti me marrë te dera me marrë kufomën, shkallëve teposhtë s’na lashin me cu”, thotë ai.

- Advertisement -

Megjithatë pulmologu Flamur Marku, këtë vonesë disa orëshe po e sheh më shumë si neglizhencë e kompanisë së transportit të kufomave.

“Kompania e tranpsportit ka gjasë se është dashur ta marrë me kohë, mund të ketë pasur neglizhencë”, ka thënë ai. E raste të tilla kishin ndodhur edhe më parë në Pulmologji por nuk kishte ndodhur që kufoma të qëndronte aq gjatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit