7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ja ku janë gjasat më të mëdha që të hasim në alienë

Rekomandime

Me dekada të tëra janë duke u bërë përpjekje për të gjetur prani të jetës jashtë planetit tonë. Ja ku janë gjasat më të mëdha për t’u takuar me jashtëtokësorët.

- Advertisement -

Meteoritët

Ka rreth 22.000 gjetje të meteoritëve në Tokë dhe në shumë prej tyre janë gjetur përmbajtje organike. Në vitin 1996, një grup shkencëtarësh kanë gjetur dëshmi të forta për praninë e mikrofosileve në një meteorit të Marsit, të gjetur në Antarktidë, gjë që dëshmon se jeta mund të kishte ekzistuar në Planetin e kuq rreth 3.6 miliardë vjet më parë. Edhe pas viteve të tëra të debateve intensive çështja se a përmban meteoriti i Marsit jetë mbetet e pazgjidhur.

Ekzoplanetët

- Advertisement -

Disa vlerësime tregojnë se Kashta e kumtrit përmban rreth 400 miliardë yje dhe një numër tepër të madh të ekzoplanetëve dhe kjo vetëm brenda galaktikës sonë. Kjo d.m.th. se në gjithësi mund të ketë me miliarda planetë të banueshëm. Ekzoplaneti është një trup planetar që gjendet jashtë sistemit tonë diellor dhe që sillet rreth ndonjë ylli tjetër, e jo rreth Diellit. Ekzoplanetët janë duke u studiuar më në gjerësi vetëm kohët e fundit (i pari, HD 209458, u zbulua në vitin 1999).

Titani

- Advertisement -

A ka mundësi që ky satelit “frigjid” natyror të ketë kushte të përshtatshme për jetë? Shkencëtarët janë duke analizuar më për së afërmi këtë satelit natyror të Saturnit, duke gjetur përbërës që gjithnjë e më shumë flasin për mundësinë e pranisë së jetës aty, përkundër faktit se temperatura në sipërfaqen e Titanit është rreth minus 184 shkallë celsius. Marrë parasysh këtë, nëse ka mundësi që të ketë jetë në Titan, atëherë ajo do të ishte tepër e ndryshme dhe do të ekzistonte në një ambient tërësisht të ndryshëm kimik, sesa në tokë.

Mjegullnaja ‘Orion’ 

Në maj të vitit 2010, Agjencia hapësinore evropiane, respektivisht observatori hapësinor i saj, “Herschel”, bëri me dije se Mjegullnaja ‘Orion’, e lokalizuar rreth 1,500 vite të dritës larg Tokës, manifestonte shenja të posedimit të substancave kimike organike. Me anë të teleskopit astronomët ia kanë dalë që të identifikojnë substanca të tilla, si ujin, monoksidin e karbonit, formaldehidin, metanolin, dimetil eterin, cianidin e hidrogjenit, oksidin e sulfurit dhe dyoksidin e sulfurit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit