1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ja si përhapet tërmeti: Del video-rikonstruktimi i shtrirjes së dridhjes në Ballkan dhe Evropë

Rekomandime

Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Sizmologjisë ka botuar një vieo-rindërtim të përhapjes së tërmetit që goditi Kroacinë të martën, me epiqendrën afër Petrinjes.

- Advertisement -

Informacioni i parë ishte se tërmeti kishte një madhësi prej 6.4 të shkallës Rihter, gjë që u vu re edhe nga instituti nga Roma, i cili rindërtoi përhapjen e tërmetit në Kroaci dhe vendet fqinje.

Videoja tregon tërmetin duke u transmetuar përtej Adriatikut në Gadishullin Apenin.

Vijat blu dhe të kuqe tregojnë ngritjen dhe rënien e tokës.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane vlerësoi se tërmeti u ndie nga gjashtë milion njerëz në Kroaci dhe 11 vende të tjera.

- Advertisement -

Sipas këtij informacioni, tërmeti në zonën e Petrinjes u ndje në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, Republikën Çeke, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë, Malin e Zi, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë, Serbinë dhe Austrinë.

Le t’ju përkujtojmë, në tërmetin shkatërrues që goditi pjesën qendrore të Kroacisë – Petrinja, Sisak, Glina, shtatë njerëz u vranë dhe dhjetra u plagosën.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit