1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Jakup Krasniqi: A është Kosova Republikë parlamentare, islamike apo mbretëri

Rekomandime

Ish-Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ka pyetur se për çfarë kanë garuar në zgjedhjet e fundit kandidatët për Kryeministër. Ka dhënë një përgjigje nëse kjo garë është bërë për Republikë, Parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë.

- Advertisement -

Këto komente Krasniqi i ka bërë pas pezullimit që ia bëri Gjykata Kushtetuese dekretit të Presidentit për Shefin e ri të Qeverisë.

“Vrapuesit për Kryeministër, Kryetarët e partiçkave politike, a e kanë idenë se për çfarë Republike kanë garuar në zgjedhje? Për Republikë parlamentare, mbretërore, islamike apo tallava republikë? Pastaj a e dinë ata pse janë më të mençurit e botës? Madje pse e ngritin shkopin lartë në zgjedhje e pas tyre e rrëzojnë për toke?!!!”, ka shkruar Krasniiq, në një reagim në FB.

Zyrtari i NSMA-s është marrë pak edhe me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se është i interesuar të di nëse i dinë kompetencat e tyre.

- Advertisement -

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese te Kosovës, a e dinë se: çfarë Republike është Kosova? Do të isha i lumtur që ta dija saktë këtë?! Kuptohet nëse ata e dinë në esencë rolin e përgjegjësinë e tyre Kushtetuese?!”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit