Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka qëndruar sot në Podujevë, ku është bërë e ditur edhe kandidati për kryetar të Komunës nga radhët e kësaj partie.
Kandidat për kreun e Podujevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, do të jetë Xhemajl Hasani.
Kjo u bë e ditur nga vetë Hasani, i cili përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se dega në Podujevë, është vizituar sot nga vetë vetë Krasniqi.