26.1 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Janjiç: Ndarja territoriale e Kosovës është shumë e rrezikshme

Rekomandime

Abati i manastirit të Deçanit Sava Janjiç, ka theksuar se nuk sheh mundësi të vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës nëse nuk vendoset në themele të duhura, që nënkupton respektimin e të drejtave themelore dhe ligjit. Bazuar në këtë, ai konsideron se është në pikëpyetje vazhdimi i dialogut dhe tha se këtë ia ka thënë edhe të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Ai këtë e tha në diskutimin online “Qëndrimet e qytetarëve rreth Kosovës – çka qytetarët dinë, mendojnë dhe ndjejnë”, ku janë prezantuar qëndrime të qytetarëve rreth situatës në krahinën jugore, që sipas tij Kosovën shqiptarët e atjeshëm e shohin si shtet të shqiptarëve etnik.

“Ashtu që serbët mund të jenë një pakicë, në të cilën pak a shumë mund të pranojnë disa të drejta, po edhe ajo është në pikëpyetje”, tha ai.

Janjiç shtoi se problem tjetër është se Kisha ortodokse serbe në mënyrë konstante përballet me retorikën e mohimit të identitetit, pasurisë, historisë…

- Advertisement -

“Ne kemi probleme të mëdha me institucionet e Kosovës. Aktualisht problem është rruga. Nuk do të thosha se u zgjedh, u gjet një angazhim me të cilin janë pajtuar të gjithë anëtarët e komisionit për ruajtjen e zonave të mbrojtura, që nënkupton ndërtimin e unazës paralele si rrugë ndërkombëtare dhe rregullimin paralel të rrugës lokale”, tha ai.

Duke u nis nga fakti se për rrugën unazore nuk janë siguruar mjetet nga buxheti i Kosovës, Sava Janjiç konsideron se do të ketë shumë probleme në lidhje me këtë sapo të rregullohet koha.

- Advertisement -

Mundësinë që të kthehet ideja e ndarjes territoriale, ai e konsideron si shumë të rrezikshme dhe nuk do të sjell zgjidhje, por mund të përdoret si model për trazimin e të gjithë Ballkanit perëndimor.

Çështja e dialogut, tha ai, është çështje politike, por para së gjithave çështje e njerëzve që jetojnë atje, andaj ai thekson se ShBA dhe shtetet e BE-së duhet të bëjnë ndonjë presion, që nuk është bombardim apo diçka e ngjashme, por që ndihmon që situata të zgjidhet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit