1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Jeff Bezos niset për në hapësirë, Gani Geci ironizon me raketën e Jahja Kokajt

Rekomandime

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka ironizuar me deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj i cili tha se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve nano-teknologjike, për lëshimin e një rakete të një madhësie jo fort të madhe, e për të cilën tha se mund të lansohet gjatë qeverisjes Kurti.

Geci në një lajm ku raportohej se Jeff Bezos dhe ekuipazhi i Blue Origin nisen për në hapësirë, ka ironizuar duke e uruar deputetin e VV-së për këtë arritje.

- Advertisement -

“Urime shum urime profesorit dhe deputetit te LVV që per nder te Bajramit të Vogël ka berë lansimin e Raketes vetem disa dit pasi profesori tha se do ta leshoj raketen brenda mandatin Qeverises të LVV e mbajti premtimin. Keshtu LVV mabnë premtimet “, ka shkruar Geci.

“Kso te arritura kemi pasur vetem ne Kohen e luftes kur e kemi pas adaptuar Traktorin Rakovicë dhe e kemi bër Autoblindë dhe kur kemi pas nxjerrurr leternjoftimat dhe pasaportat te njohur aso kohe si pasaportat e Malishevës dhe tani po e bëjm lansimin e par të Raketës në Hapsirë. Urime Kosovë Urime Drenicë Skenderaj Dreenas Urime”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Në emisionin ‘Natë Vere’, i transmetuar në T7, i pyetur nëse lansimi i raketës të ndodh përbrenda Qeverisë Kurti, Kokaj ka thënë se ka gjasa të ndodh diçka e tillë.

“Do të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit