5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Jep dorëheqje një gjykatës i Kushtetueses

Rekomandime

Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Bekim Sejdiu, sot e ka dorëzuar letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjykatësit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së kësaj gjykate, që është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ky universitet përkitazi me avancimet akademike të stafit mësimdhënës”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Kushtetuesja e ka falenderuar gjykatësin Sejdiu për angazhimin dhe i ka uruar suksese në karrierë.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për punën që gjyqtari Sejdiu ka bërë deri më sot në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit