Shqiptarët janë popull bujar dhe kjo është dëshmuar në shumë raste. Por disa e kanë tepruar pak me bujarinë që kanë treguar gjatë një vizite që kanë pasur në Indi, shtet ky i njohur për nivelin e lartë të varfërisë.
Në këtë shtet disa shqiptarë kanë treguar bujarinë e tyre duke i dhënë para një fëmijë lëmosh kërkues, por e kanë tepruar pak pasi e kanë xhiruar këtë moment dhe janë tallur pak me fëmijën, i cili nuk kuptonte shqip fjalorin fyes të personave që i ndihmonin.
“Jepi ndonjë lekë djalit, i ke bërë kokën pse e lë kështu. Jepi 5 euro ta blejë një shtëpi se është i pastrehë. Si të ka mësuar babi si?”, dëgjohen në video shqiptarët derisa i dhënë disa para lëmosh fëmijës.