7.3 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ushtarët rusë ushtrojnë me tanke balona, i fryjnë me gjenerator

Rekomandime

Ushtria ruse ka nisur ushtrime të gjera në Krimenë e pushtuar, në të cilat do të përfshihen 10 mijë trupa dhe 40 luftanije. Sidoqoftë, bie një sy një taktikë interesante për mashtrimin e armikut – tanket balona, të mbushura brenda me ajër.

- Advertisement -

Përderisa Ukraina dhe NATO-ja e kanë ngritur alarmin rreth forcave të vërteta ruse prej më shumë se 100 mijë ushtarësh në zonën kufitare, një ushtri “nga ajri” u shfaq në periferi të Moskës.

- Advertisement -

Objektet e mbushura me helium, përfshirë tanket, sistemet raketare, kamionët dhe aeroplanët luftarakë, nga larg ose nga ajri duken si të vërteta. Ato do të përdoren gjatë ushtrimeve për t’i mashtruar dronët dhe satelitët e armikut të pretenduar.

- Advertisement -

Kjo taktikë nuk është ndonjë zbulim i ri i Rusisë. Ajo është përdorur nga Ëinston Churchill, i cili kishte krijuar një bazë fiktive me tanke në juglindje të Anglisë për t’i mashtruar nazistët gjermanë.

Qeveria ruse ka angazhuar një kompani të lodrave që t’i prodhojë balonat në formë të mjeteve të rënda ushtarake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit