3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Jeremiq do që me referendum ta rrëzojë Marrëveshjen e Ohrit

Rekomandime

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, tha sot se presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, u përpoq ta vendosi vetën mbi popullin dhe se ai vendos në emër të popullit për çështjet më të rëndësishme shtetërore.

“Referendumi për refuzimin e planit “francezo-gjerman” për pavarësinë e Kosovës është e vetmja mënyrë për të parandaluar atë që Vuçiq u dakordua verbalisht në Bruksel dhe Ohër, që është një plan që e ndan Kosovën në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme nga Serbia”, tha Jeremiq, raporton Danas.

- Advertisement -

Jeremiq u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të publikojnë dokumentin për të cilin Petkoviq është dakorduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës,Besnik Bislimin, në Bruksel.

Ai e ka parë problematike çështjen e arritjes së marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë nga aparati policor dhe ushtarak serb më 1999-ën.

Kujtojmë që me 18 mars, kryeminstri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic, ranë dakord në Ohër që të fillojnë të zbatojnë aneksin e planit franko-gjerman.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit