3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

JH prezanton parfumin “Shqipëria ime”, imazh i markes kampioni Robin Krasniqi

Rekomandime

Marka e njohur JH e shqiptares Jola Hasimi, po vazhdon të depërtojë suksesshëm në tregun ndërkombëtar. Vetëm para dy dite, një produkt krejt i veçantë është lansuar në treg dhe ende më të veçantë e bën emri dhe dizajni që i është vendosur. Bëhet fjalë për parfumin e quajtur “Shqipëria ime”, version ky që vjen pesë vite pas parfumit të parë.

- Advertisement -

“Shqipëria ime” është i punuar me dorë, prej aromës, lyerjes së shishes, pikturës me pluhur floriri të hartës së Shqipërisë së madhe, logos, kutisë së magnetizuar e deri tek veshja e saj po ashtu.

Jola Hasimi, ka treguar se qysh nga muaji shtator kanë filluar të punojnë versionin e sapo lansuar i cili vjen krejt ndryshe nga i pari, qoftë aroma, imazhi, dizajni, paketimi etj.

“Parfumi “Shqipëria ime” lind nga një emocion që ne shqiptarët kudo që jemi, bëhemi bashkë. Prandaj është pikturuar në shishe harta e Shqipërisë së madhe. Në sytë dhe zemrat tona, ajo është harta e Shqipërisë. Aroma i është besuar sërish Sileno Cheloni i cili ka punuar edhe parfumet e tjerë të markës JH Jola Hasimi”, shprehet Jola.

- Advertisement -

Jola, ka dëshmuar edhe njëherë se nuk i harron rrënjët dhe me punën e saj dëshiron të thyejë të gjitha idetë se shqiptari nuk mundet e nuk ia del në secilën fushë.

- Advertisement -

E për të forcuar edhe më tepër këtë ide, si imazh të parfumit ajo ka vendosur të marr një tjetër kampion shqiptar. Kampioni i botës në boks, Robin Krasniqi është imazhi i markës për pesë vitet e ardhshme.

“Ne kishim vendosur që ky parfum, ndryshe nga i pari, të kishte një imazh dhe një video promovuese të veçantë. Andaj jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe shumë krenar që ky imazh është Robin Krasniqi, një njeri me shumë vlera, një mik i mirë përveçse kampion bote. Robini e ka pritur shumë mirë dhe ka qenë shumë bashkëpunues, gjë për të cilën i jemi mirënjohës. Vazhdimisht ka udhëtuar drejt Firences për të qenë i pranishëm kudo ku ka qenë nevoja për të, pa marrë parasysh impenjimet e veta dhe situatën e krijuar nga pandemia”, tregon tutje Jola.


Video promovuese e parfumit është xhiruar në Firence, aty ku u lind JH Jola Hasimi dhe “Shqipëria ime”, me një ekip gjerman shumë të talentuar.

Ky brend i ri, me shumë origjinalitet, i punuar me dashuri e përkushtim, ka vetëm dy ditë që është lansuar në treg online dhe sipas Joles, po pritet shumë mirë.

JH Jola Hasimi na informon gjithashtu se parfumi është zyrtarisht online në faqen zyrtare të markës për gjithë Evropën dhe trojet shqiptare, ndërsa për Amerikë, Canada dhe Australi, distributor ekskluziv i markës është Drinon integrated – produkt me qendër në New York.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit