8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Joe Biden testohet për Covid-19 pasi bashkëpunëtorja e tij rezultoi pozitive

Rekomandime

Presidenti amerikan Joe Biden, ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 të dielën, tha një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë të hënën në mëngjes ndërsa ai fluturoi nga Roma në Skoci për një samit të madh të klimës.

- Advertisement -

Karine Jean-Pierre, zëdhënësja, tha se testi PCR ishte një test rutinë i marrë si pjesë e kërkesave të hyrjes për pjesëmarrje në konferencën në Britani, shkruan DailyMail.

Kjo u zbulua disa orë pasi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, njoftoi se kishte rezultuar pozitive për virusin.

Psaki, 42 vjeç, e cila është e vaksinuar me dy dozat, tha se kontaktin e fundit e kishte me presidentin të martën dhe të dy u ulën më shumë se 6 metra larg njëri-tjetrit ndërsa mbanin maska.

- Advertisement -

“Ndërsa nuk kam pasur kontakte të ngushta personalisht me presidentin apo anëtarët e lartë të stafit të Shtëpisë së Bardhë që nga e mërkura – dhe rezultova negative për katër ditë pas kontaktit të fundit – po zbuloj testin e sotëm pozitiv”, tha ajo, thuhet në një deklaratë.

“Për herë të fundit e pashë presidentin të martën, kur u ulëm jashtë më shumë se gjashtë metra larg njëri-tjetrit dhe mbanim maska”, shtoi Psaki.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit