Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua ka uruar të gjithë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Ditën e Forcës”.
Ai në ceremoninë e shënimit të kësaj dite në kazermën “Adem Jashari” ka thënë se ushtarët e FSK-së janë vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një kombi matet me historinë tonë. Kombi ynë është i madh, është një komb i lavdishëm dhe me histori. Ju jeni vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Në këtë ceremoni, Komandatja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medalje presidenciale për ushtarët e dalluar.
Osmani ndau medaljet për ushtarët që treguan performancë të lartë në shkollim, trajnim ushtarak si dhe prezentim të denjë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.