16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ju që për 20 vite na robëruat, mos luani me veriun e Kosovës

Rekomandime

Dr. Hysni Aliu

Zhvillimet e fundit ne Kosove që ndërlidhen me virusin Corona, dhe njëherësh me sovranitetin e Kosovës në veri, kanë shqetësuar popullatën e Kosovës.

Ata qs për 20 vite robëruan, tani po dalin si çlirimtar, duke besuar qe populli është budalla dhe nuk mban mend se kush beri marrëveshje për formimin e Listës Serbe, për Asociacionin e komunave serbe, për ndalesën ndaj FSK se për po atë pjesë të Kosovës, për të cilën po derdhin lot krokodili, për planet për ndarje të cilën sipas tyre po e përkrahka edhe SHBA ja, për miqësinë me bosët e krimit atje e dikush me bosët në Beograd, për lidhjet ekonomike të tyre me Serbinë, për shuarjen e strukturave paralele, të cilat u shuan vetëm në letër, e në realitet atyre ju shtuan edhe nga një pagë nga Kosova. Pra të gjitha këto e shumë të tjera, sikur po tentohet të shlyhen nga memoria e popullit, vetëm e vetëm për të marr poenë politik , në mënyrë që të kthehen robëruesit në pushtet.

- Advertisement -

Si është e mundshme, që dikujt ti zihet fryma e pastaj ti thuhet, përse s po merr frymë, ashtu bënë këta, duke e rrezuar vullnetin e popullit dhe qeverinë më të respektuar deri më tani, vetëm pas 50 ditë pune, e në të njëjtën kohë, duke e akuzuar pafytyrësish për gjëra që ata nuk i bën për 20 vite.

Një gjë, dua të ua them edhe kryeministrit në detyrë z. Albin Kurti, që ai nuk guxon të lejon një terr informativ ashtu siq e lanë paraardhësit e tij, duke besuar që populli i përpin të gjitha gënjeshtrat e tyre.

Ky popull ka treguar në këto zgjedhje që as nuk shitet e as nuk blihet e as nuk mashtrohet. Unë besoj që pa marr parasysh së çka kërkojnë nga ta faktorët ndërkombëtar ( heshtje për të mos ngritë tensione), apo pa marr parasysh planet të fshehta të dikujt për tensionim të situatës, Qeveria Kurti duhet të del gjithnjë dhe të deklarohet publikisht kundër masave të Serbisë, dhe deklarimit publik të Serbisë për imponimin e masave të orës policore dhe karantinës për komunat në veri, sepse kjo është haptas një shpallje e marrjes së sovranitetit të një pjese të vendit nga një shtet armik.

- Advertisement -

Ne nuk mundemi të deklarohemi e të sillemi gjithmonë si të urtë dhe paqësor, gjersa të tjerët sillen dhe marrin veprime okupatore, ashtu siç bëri Serbia. Pra, kujdesi për paqe duhet të jetë i dyanshëm. Nuk mund të del drejtori i policisë së Kosovës dhe të thekson që kanë hyrë një numër i madh i punëtorëve shëndetësor nga Serbia, pa e përcaktuar se cili është ai numër, pra a është 10, 100, 1000 apo 10 mi, deri kur kanë lejë pune në Kosovë, a janë verifikuar që me të vërtetë janë punëtor shëndetësorë e jo punëtor të BIA-s serbe.

Pra ne si popull duam qartësi për çdo gjë e jo mjegull dhe mungesë informimi. BOLL MA, jemi ngi me mashtrime të tilla nga qeveritë e kaluara.

- Advertisement -

Për mendimin tim, kryeministri Kurti, është deklaruar për situatën në veri me vonesë një javore, ndërsa deklarimit të tij sot, i mungoj dënimi i tij publik për deklaratat e qeveris së Serbisë për shpalljen e masave të ndalesës në komunat me shumicë serbe në veri. Edhe deklarimi për këtë situatë, duhet të jetë me serioz, ku ajo që e thotë, përcillet dhe shprehjet në mimikën e tij, e jo të sillet si prezantues i lajmeve të mbrëmjes.

Pra, Kosova ka jetuar në terr informativ qe 20 vite, është mashtruar nga qeveritë e kaluara, nga BE nga SHBA, nuk e meriton që e njëjta gjë të përcillet edhe tani.

As qeveritë e kaluara e as kjo e tanishmja, mos të mendojnë që populli mashtrohet, përkundrazi, populli do ta dënon gënjeshtrën dhe gënjeshtarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit