1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ka një sipërfaqe sa shteti i Belgjikës: Lexoni 6 fakte për Stambollin

Rekomandime

Stambolli është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë. Është qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vendë. Me një popullsi prej rreth 14,8 milion banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Stambolli përfshin sipërfaqe sa shteti Belg, me një numër pothuajse të barabartë të popullatës. Më poshtë Metro ju sjellë gjashtë fakte që nuk i keni ditur për këtë qytet.

1. Në Mesjetë, kur Stambolli ishte pjesë e Perandorisë Osmane, qyteti kishte mbi 1.400 tualete publikë, në kohën kur tualete nuk ekzistonin as në pallatet mbretërore në mbretërit më të mëdha evropiane.

2. Metroja në Stamboll është një nga metrotë më të vjetra në botë, e cila ekziston që nga viti 1875. Më të vjetra janë vetëm metroja në Londër (1863) dhe në Nju Jork ( 1868).

- Advertisement -

3. Në histori, Stambolli ishte kryeqytet i: Perandorisë Romake, Bizantine, dhe Osmane. Megjithatë sot, Ankaraja është kryeqytet i Turqisë.

4.Katër kuaj bronzi që sot zbukurojnë katedralen San Marko në Venecia ishin vjedhur nga Stambolli në shekullin e 13 nga kryqtarët.

- Advertisement -

5.Agata Kristi shkroi romanin e njohur “Vrasja në Orient Express” në hotelin Pera Palas në Stamboll, pasi vet ishte udhëtar i trenit të famshëm që udhëtonte nga Parisi në Stamboll në periudhën 1883-1977. Ai është stacioni i fundit i këtij treni, në stacionin hekurudhor Sirkexhi gari (stacioni kryesor hekurudhor në pjesën evropiane të Stambollit).

6. Tregu i madh në Stamboll (Kapali Çarshi) është tregu më i madh i mbuluar në botë me mbi 3000 dyqane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit