1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kabineti i Vjosa Osmanit, Agim Veliut: Je i neveritshëm, i ke ditët e numëruara!

Rekomandime

Engesa Vitia, anëtarja e kabinetit të Vjosa Osmanit, ka reaguar ndaj deklaratës së Agim Veliut se “Vjosa është tepër e madhe që të kthehet në kryesinë e LDK-së”.

- Advertisement -

Sipas saj, Veliu është një person i neveritshëm dhe për këtë e ka ndëshkuar populli.

“Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht. Ditët i ke të numëruara”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Agim Veliu, je turp për shoqërinë tonë! Je i neveritshëm! Je seksist! Je i paskrupullt! Jemi të vetëdijshëm që këto janë momentet e fundit të ekzistencës tënde në skenën e politikës, por të lakmosh protagonizmin politik duke aplikuar bullizëm, sekzisëm e mizogjini është tërësisht e pafalshme, e patolerushme, e papranueshme. Është e neveritshme! Më e pakta që duhet të ndodhë tani është shkarkimi yt i menjëhershëm, e përgjigjen proporpocionale me aktin tënd të fundit do të ta japin qytetarët shumë shpejt. Ti nuk mund të jesh në krye të institucioneve tona, ti s’mund të jesh as përfaqësim i askujt në këtë shoqëri, sepse ti je sinonim i gjithçkaje nga e cila ne duhet të distancohemi përfundimisht. Ditët i ke të numëruara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit