9.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Kadale, se s’keni bërë asgjë

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Sot, vlerësime më të madhe po marrin një pjesë e të rinjve që dinë të dalin bukur në fotografi. Dinë ti paketojnë disa fjalë gjithashtu në rrjetet sociale dhe marrin mijëra like. Pa bë asgjë në jetën e tyre, gjithashtu. Do t’i kfjellë jeta. Por, me ta duhet të kemi kujdes, që të mos i qesim në pozita të rëndësishme vetëm nga suksesi i tyre në rrjetet sociale.

Ai është në të shumtën një balonë e fryrë, që shpërthehet në pengesën e parë. Sa më lartë të shkojë, aq më më shpejtësi bie dhe aq më tepër dëmtime shkakton.

Këta tipa mendjemëdhenj duhet ta ulin kokën e ti grahin punëve sepse kur të arrijnë moshën 40 vjecare kanë me e kuptu që s’janë kërkushi. Por, ndërkohë deri atëherë mund të jetë një gjeneratë e shkuar dëm.
Komplet të kudërt me ta, por në situatë të njëjtë janë edhe një pjesë tjetër.

- Advertisement -

Janë disa të rinj me doktoratura që po trumpetohen si truri i kombit. I kanë bë nga 30 vjet, kanë magjistruar e doktoruar jashtë, por nuk kanë punuar asgjë në jetën e tyre. Ama, bash asnjë pozitë më rëndësi nuk e kanë pasë. Disa nga ta, madje po bëhen ministra pa lëvizur asgjë vendit në jetën e tyre.

Nuk i njeh as mahalla e tyre.

- Advertisement -

Entuziazmi i tyre megaloman, i shoqëruar me një prepotencë të pashoqe, tregojnë injorancën e tyre, e cila ka me i marrë në qafë fillimisht ata, e nëse iu japim pozita vetëm në bazë të diplomave, edhe neve.

Nuk mund të jetë teknokrat një gjahtar diplomash, që s’ka menaxhu asgjë në jetën e vet, s’ka marrë asnjë përgjegjësi. Teknokratët janë tjetërsoj. Në moshën 30 vjecare ata kalojnë në hierariki vertikale nga një analist i thjeshtë në drejtor banke a shefa të korporatave.

Të tillë nuk po shihen në udhëheqjen tonë.

Me filozofë e ekonomistë analitik nuk është zhvillu asnjë vend. As me bukurosha e bukuroshe të instagramit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit