7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kadri Veseli në zi, i ndërron jetë një familjar i afert

Rekomandime

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë Smajl (Rushit) Veseli, babai i heroit të kombit Sabit Veselit.

- Advertisement -

Vrrimi bëhet sot në ora 12:00 në Broboniq të Mitrovicës.

Përndryshe Smajli është xhaxhai i Kadri Veselit.

Po kush ishte Sabiti, djali i Smajl Veselit:

- Advertisement -

Sabit Veseli që nga rinia e tij e hershme ishte betuar se asnjëherë nuk do të pushojë së vepruari dhe Iuftuari deri në çlirimin e vendit nga okupatorët.

Shkalla e vendosmërisë së tij më ishte vërejtur në vitin 1981, kur organizoi demonstratat e fuqishme kundër pushtuesve në Mitrovicë.

- Advertisement -

Angazhimi i madh i Veselit në demonstratat e vitit 1981, bëri që ai të bie në sy të spiunëve të UDB-së, të cilët disa ditë më vonë e arrestojnë dhe e dënojnë me 7 vjet e gjysmë burg.

Veseli vazhdoi jetën organizative edhe pas daljes nga burgu, për ta vazhduar gjatë tërë viteve ’90 e deri në organizimin dhe zhvillimin e Iuftës çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sabit Veseli ka humbur jetën  në ndeshje komunikacioni në fshatin Kushtovë të Mitrovicës më 6 gusht 2010.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit