6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kallëzim penal për 141 policët “invalidë” (VIDEO)

Rekomandime

141 zyrtarë policorë do të përballen me drejtësinë, nën dyshimet për mashtrim, pasi përfituan pension të invalidit, edhe pse janë në detyrë.

- Advertisement -

Kallëzimi penal që u dorëzua para rreth katër muajsh, u bë i ditur tek të martën, kur Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, raportoi para deputetëve.

Sipas tij, pas testimeve, anëtarët e policisë nuk dolën se kanën post “traumë lufte”.

Në mesin e këtij grupi është edhe zëvendësdrejtori policor i rajonit të Pejës, Veton Elshani.

- Advertisement -

Hodaj thotë se IPK nuk është fajtore që të dhënat personale të policëve dolën në publik, tri vjet më parë. E kjo është tema që deputetëve po iu intereson më së shumti, pasi e cilësojnë si shkelje të rëndë të privatësisë.

Madje këta s’janë as të kënaqur me përgjigjet që morën në raportimin njëorësh.

- Advertisement -

“Ende nuk kemi arritur të marrim përgjigje si kanë dalë të dhënat”, shprehet Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Krejt çka tha Hodaj po e hedh poshtë avokati i Elshanit, Kujtim Kërveshi, i cili thotë se cilido që ka lejuar të dalin të dhënat jashtë, duhet të dënohen.

Ndërsa e konsideron të ligjshme marrjen e pensionit, sepse niveli i invaliditetit, që për shumicën është 20 përqind nuk i pengon në kryerjen e punës.

Në mbrojtje të policëve së fundmi ka dalë edhe avokati i popullit që ka konstatuar se është cenuar dinjiteti i tyre, përmes publikimit të informatave ende pa përfunduar hetimet.

Të njëjtit zyrtarë vazhdojnë të mbeten në punë dhe njëkohësisht t’i marrin edhe benefitet nga pensioni invalidor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit