11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Përmbyset anija gjigante: Katër anëtarë të ekuipazhit janë të zhdukur

Rekomandime

Anija gjigante që transportonte automjete ‘Golden Ray’, është përmbysur në det ditën e djeshme.

Gjatë përmbysjes janë zhdukur 4 anëtarë të ekuipazhit, kërkimi për të cilët ende vazhdon.

Anija është përmbysur pranë portit Brunswick në Georgia, ndërsa Roja Bregdetare amerikane është duke zhvilluar një operacion kërkimi për 4 anëtarët e ekuipazhit.

- Advertisement -

Roja Bregdetare është njoftuar në ora 2 të mëngjesit dhe ka arritur të shpëtojë 19 anëtarë të ekuipazhit.

Zyrtari i Portit Ryan Dickinson, ka thënë se shkaqet e aksidentit ende nuk dihet, ndërsa nuk përjashtohen kushtet e këqija të motit. Pas ngjarjes, porti i Brunswick menjëherë është mbyllur deri sa të kryhen hetimet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit