1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kalvari i trishtë i jetës së banakieres, nga jetime kur ishte fëmijë ,deri kur plumbat i morën jetën: ‘Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!’

Rekomandime

Tirana u trondit mbrëmë nga një ngjarje mafioze në një zonë të populluar, ku persona të paidentifikuar hapën zjarr me armë ndaj një lokali.

E për pasojë nga të shtënat mbeti viktimë një grua e pafajshme, Mimoza Paja, e cila punonte si banakiere dhe kamariere në lokalin e Fajton Muratit, ndërsa u plagosën 5 persona të tjerë.

- Advertisement -

Gazetarja Klodiana Lala ka përshkruar historinë e trishtë të gruas fatkeqe, e cila kishte pasur një jetë plot halle dhe vështirësi.

MESAZHI I LALËS Na fal Mimoza qe ste mbrojtem dot! Mimoza Paja u qellua pa meshire nga nje dore kriminale mbremjen e se dieles ne zonen e Don Boskos ne Tirane. Nje masaker e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat mbeses 10-vjecare teksa therriste nenen, tronditen zonen. E vogla mbeti e lenduar nga ciflat e xhamave qe u shperndane nga plumbat e armeve. Ndersa Mimoza, 60 vjece gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete.

Aty ne deren e lokalit ku punonte si banakiere, lokal ne pronesi te nje emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati! Qe do duhej te ishte ne burg, jo ne vilen e tij luksoze. Moza sic e therrisnin te gjithe kishte patur nje jete te veshtire. Te trishte. Ne moshen 5-vjecare, ajo, dy motrat dhe vellai mbeten jetime. U rriten me shume veshtiresi. Ajo sikurse dhe motra e vellai krijuan jeten e tyre. Moza solli ne jete 3 vajza dhe 1 djale. Dukej sikur gjithçka ne jetën e saj po shkonte me se miri. Por jo.

- Advertisement -

Humbja e vëllait te vetëm do ta trondiste shume. Dhimbje qe nuk e kaloi kurre. “Ah sa vuajti” kujton mes lotesh nje e aferme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndersa u zhvendos me qira vetëm 10 metra larg lokalit ku u qellua per vdekje.

‘Si ua beri zemra ta qëllonin- vijon me tej e afërmja- për bukën e gojës punonte’. Moza është viktima e radhës e pafajshme qe ekzekutohet nga vrases gjakftohte te cilët nuk kursejnë askënd. Nuk kursyen as Mozen, atë grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesen, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prinderve dhe marteses se nenes me nje shqiptar te Kosoves.

- Advertisement -

Atë grua që mbylli sytë me nje peng te madh, qe la pas nje vajze te vogël qe me gjase s’do mundet ta harroje kurrë tragjedinë qe i ndodhi ne pak sekonda para syve. Qe pa gjyshen pa jete e te mbuluar nga gjaku. Mimoza, na fal qe stë mbrojtëm dot “Hengshit kokat’, tha dikur i pari i qeverise. Nuk besoj ta kishte per ty. Sepse ti meritoje respekte vemendje. Mimoze na fal!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit