-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Kam me vdekë dhe nuk kam me harru”: Familja kosovare përjeton tmerrin në Kroaci, pIaçkiten nga hajnat rrugës për në Zvicër

Rekomandime

Familja Mrasori nga Kosova ka përjetuar tmerrin gjatë rrugës për në Zvicër. Mbrëmjen e së enjtes ata kishin ndaluar për të pushuar në një parking dhe u tronditën kur në mesnatë dëgjuan zhurmat dhe të bë.titurat e tre personave të maskuar, të cilët kishin hapur me forcë dyert e veturës së tyre.

- Advertisement -

Kryefamiljari ka rrëfyer për Gazetën Sinjali tmerrin e përjetuar mesnatën e së premtes.

Ai me bashkëshorten e tij, dy vajzat (13 dhe 5 vjeç) dhe djalin (12-vjeçar) ishin nisur nga Kosova, ku kanë kaluar pushimet, për në Zvicër.

Mbrëmjen e së enjtes kanë ndaluar në një parking, 120 km nga hyrja në Kroaci, për të pushuar dhe pak pas mesnate, rreth orës 00:30, janë te.rorizuar nga tre persona të maskuar dhe të veshur me të zeza.

- Advertisement -

Sipas tij, hajnat kanë sh.ërthyer gomat e veturës së tyre dhe pastaj kanë hapur me forcë dyert e veturës.

Pesë anëtarët e familjes Mrasori janë zgjuar nga të bërtiturat e hajnave, të cilët ua kanë kërkuar atyre paratë dhe stolitë e arit.

- Advertisement -

Pavarësisht re.istimit të tyre dhe vajit të fëmijëve, hajnat kanë arritur që t’u marrin atyre paratë dhe stolitë e arit, vlera e të cilave, sipas kryefamiljarit, është rreth 20 mijë euro.

Ai ka bërë të ditur se gjatë përballjes me ta, është Iënduar gruaja e tij, të cilët dy nga të dyshuarit, ia kanë vendosur bërryIin në fyt.

Pasi që kanë kryer pIaçkitjen, ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Një shqiptar i cili ka rastisur në parking, ka provuar që t’u dalë në ndihmë dhe t’i ndalojë hajnat, por nuk ia ka arritur.

Mrasori tha për Sinjalin se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, të cilët ua kanë ndërruar gomat dhe i kanë dërguar ata në stacion policor për të dhënë deklaratë.

Mirëpo, mërgimtari bën të ditur se policia kroate nuk u ka dhënë ndonjë shpresë që rasti i tyre do të zbardhet dhe se hajnat do të kapen.

Gjatë bisedës, ai thotë se zyrtarët policorë e kanë njoftuar se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla të vjedhjeve dhe se zakonisht, target i hajnave janë familjet me fëmijë.

Familja Mrasori tani janë kthyer të traumatizuar në Zvicër, pa ndonjë shpresë që paratë dhe gjësendet e tyre do t’u kthehen ndonjëherë.

Kryefamiljari u bën thirrje të gjithë mërgimtarëve që kalojnë nëpër Kroaci që të kujdesen dhe të mos bien pre e hajnave.

“Kam me vdekë dhe nuk kam me harru. Le të ruhen mërgimtarët se tmerr ishte për besë. Qysh na ka ndodhë neve, mundet edhe dikujt me i ndodhë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit