1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kamberi: As Daçiqi e as Vuçiqi nuk mund të ma ndalin fjalën në parlamentin e Serbisë

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se as presidenti serb Aleksandar Vuçiq e as kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiq nuk mund t’ia ndalin fjalën atij në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi ka pasur sot një fjalim të ashpër në legjislativin serb dhe reagimet e menjëhershme i ka marrë nga Vuçiq e Daçiq.

- Advertisement -

Ai në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se demokracia në Serbi është me keq sesa në kohën e diktatorit dhe kriminelit Slobodan Miloseviq dhe fytyra e vërtetë e Serbisë është kjo.

“Me një fjalim timin u tregua e vërteta e demokracisë në Serbisë dhe krimet që ata i kanë bërë në ish Jugosllavi, respektivisht në Kosovë. Dhe sot u tregua fytyra e vërtetë e Serbisë dhe brishtësia e demokracisë”, ka thënë Kamberi.

- Advertisement -

Sipas tij, edhe në parlamentin e Serbisë ekziston fryma imponuese dhe totalitare, sipas tij edhe kjo qeveri e tanishme nuk do të përmbush vendimet për Luginën e Preshevës.

“Mirëpo qëndrimi ynë është se ne nuk mund t’ia japim votën një qeverie të tillë dhe një kryetari të tillë të parlamentit. Kjo qeveri e re është vazhdimësi e atyre më herët, pasi që asnjëherë nuk i kanë përmbushur vendimet për Luginën e Preshevës”, ka thënë Kamberi.

- Advertisement -

Duke folur për kërcënimet që Daçiqi që sot ia bëri atij gjatë fjalimit, Kamberi tha se ata pavarësisht këtyre sjelleve dhe kërcënimeve nuk do të ndalen në diskursin e tyre për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

“Daçiq më paralajmëroi se nuk do të lejoj fjalime të tillë, por ne nuk do të ndalemi, pavarësisht masave që ai mund t’i marrë. Liria e fjalës lejohet edhe me ligje edhe me rregulloren e Kuvendit”, ka thënë ai.

Kamberi po ashtu tha se janë tri marrëveshje që shqiptarët i kanë nënshkruar me qeveritë serbe që nga viti 2001, por asnjë nuk është zbatuar.

“Njëra ndër marrëveshjet është pikërisht e nënshkruar nga Daçiqi. Mirëpo, pavarësisht masave që ata mund të marrin ne do ta vazhdojmë të paraqesim problemet tona. Nëse nga 250 deputetë, janë vetëm 6 të opozitës, dhe nuk ka tolerancë pë ata gjashtë, flet për nivelin e demokracisë atje”, ka thënë Kamberi në RTK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit