8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kamberi i vendosur: Serbia përmes Ballkanit të Hapur promovon botën serbe

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Serbisë nga klubi i deputetëve “Lugina e Bashkuar- SDA” Shaip Kamberi, mbetet i vendosur në qëndrimin e tij se “Serbia gjendet në fazën e luftës propaganduese” ndaj regjionit sikur që ishte në vitet 90-të të shekullit të shkuar dhe se “Serbia kinse promovon Ballkanin e hapur e në fakt promovon botën serbe”.

Këtë deklaratë, ai e bëri në Forumin e 14-të për drejtësi tranzicionale që po mbahet në Beograd, ku shtoi se është e pasinqertë nga Serbia e cila kinse angazhohet dhe promovon “Ballkanin e hapur” e në të njëjtën kohë promovon “idenë e Serbisë së Madhe” përkatësisht kamuflimin në botën serbe.

- Advertisement -

“Kjo dëmton stabilitetin dhe demokracinë në regjion dhe kjo na sjell në situatën e konflikteve të reja. Thelbi i pengesave në procesin e pajtimit është vetë Serbia”, tha Kamberi.

Sipas tij, Serbia ka probleme e konteste me Kroacinë “duke mos dëshiruar të pranojë krimet e luftës sepse me siguri iu frikësohet reparacioneve të luftës”.

Kamberi nënvizoi se “Serbia nuk dëshiron të pranojë krimet në Bosnje” sepse vlerësoi se “dëshiron të rrëmbejë Republika Srpska”.

- Advertisement -

“Serbia nuk dëshiron të pranojë as krimet e luftës të kryera në Kosovë, sepse mendon se në atë mënyrë do të ruajë më mirë pozitat në procesin aktual të dialogut”, u shpreh Kamberi.

Ai vlerësoi se në Serbi në skenë aktualisht është “revizionizmi historik”, që “barazon çetnikët edhe lëvizjen lotiçevce me antifashistët nga Lufta e Dytë Botërore”.

- Advertisement -

Kamberi mendon se problem shtesë në të gjithë këtë situatë është se BE po humb fuqinë nxitëse drejtuese, sepse “nuk ka potencial për zgjerimin e mëtejmë”.

Këto deklarata të Kamberit kanë hasur në reagime të shumta kryesisht nga deputet edhe njerëz të pushtetit, që kanë kritikuar Kamberin për qasjen e tij rreth situatës aktuale në Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit